Rusia është e bindur në fitoren e saj ushtarake kundër Ukranës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror në një intervistë për median shtetërore ruse, ‘Russia Today’.
Kreu i diplomacisë ruse shprehet se për katër rajonet tashmë të okupuara nuk ka negociata dhe nuk do të ketë. Sipas tij, ato territore janë pjesë integrale e Federatës Ruse, së bashku me Krimenë.
“Më 14 qershor 2024, Presidenti rus Putin, tha se ne jemi të gatshëm të zgjidhim situatën bazuar në realitetet. Realitete në tokë. Kushtetuta e Federatës Ruse thotë qartë se, përveç Krimesë, tani kemi katër subjekte të reja të Federatës: Donjetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe rajoni Kherson. Nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E pamundur. Qëndrimi ynë është i qartë”, u shpreh Sergey Lavrov.
Në lidhje me inkursionin e vazhdueshëm ukrainas në rajonin e Kurskut, ka të ngjarë të jetë miratuar nga protektorët e tij perëndimorë, theksoi Lavrov.
Një “numër i madh i njësive naziste” si dhe mercenarë të huaj – të cilët në fakt mund të jenë “trupa të rregullta” – po marrin pjesë në këtë armiqësi, vuri në dukje ai.
Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shtuar presionin ndaj Shteteve të Bashkuara për të lejuar që Kievi të godasë objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus.
Në fjalimin e tij me video, ai tha se pastrimi i qiellit të Ukrainës nga bombat ajrore ruse do të ishte “një hap i fortë për të detyruar Rusinë të kërkonte fundin e luftës dhe një paqe të drejtë”.
Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ai tha: “Ne kemi nevojë për aftësitë për të mbrojtur vërtetë dhe plotësisht Ukrainën dhe ukrainasit”.
“Ne kemi nevojë për lejet për aftësitë me rreze të gjatë dhe predhat dhe raketat tuaja me rreze të gjatë.”
Pa dhënë detaje, ai tha se përfaqësuesit e tij kishin “siguruar të gjitha detajet e nevojshme” për partnerët e Ukrainës. Ndërkohë bëhet e ditur se një sulm me raketa ruse në rajonin verior të Ukrainës Sumy, vrau të paktën një person dhe plagosi katër të tjerë, thotë administrata e rajonit.
Sulmi, mësohet se ka goditur disa kamionë të përdorur për transportin e grurit dhe disa automjete janë dëmtuar.