Thonë se legjendat në futbollin modern nuk ekzistojnë më. Por edhe ata që viteve të kaluara që kanë bërë historinë e klubeve më të rëndësishme në Itali nuk po kalojnë një moment të mirë. Janë jashtë nga një botë që duket se ka frikë për atë që ata përfaqësojnë apo kanë përfaqësuar.
Françesko Toti është një prej tyre, larg futbollit dhe larg Romës pas një aventure shumë të shkurtër. “Sigurisht që më mungon diçka nga bota e futbollit. Por sigurisht që jam mirë edhe kështu. Një figurë si e imja, si Maldini apo Del Piero janë shumë të rënda. Nëse ke kompetent për diçka sigurisht që kjo ndodhë. Pastaj klubet kanë objektiva të tjera dhe mendime të tjera. Nëse ne jemi jashtë do të thotë se nuk na komandojnë dot.
Një emër i rëndësishëm si i yni nuk iu pëlqen drejtuesve. Sigurisht që do të më pëlqente të mbuloja një rol në futboll. Por do të doja diçka të rëndësishme dhe jo kot”, tha legjenda e Romës. Më tej ai tha se zërat qarkullojnë kot për një rikthim të mundshëm të tijin te Roma.
“Nuk janë të vërteta. Qarkullojnë zëra kot, pastaj kur e shtrydh limonin nuk del fare lëng. Por jemi të gjithë të lumtur, si unë ashtu edhe ata. Ndoshta tifozët jo”, përfundoi “Pupone”
. I vetmi nga legjendat që është pjesë e një klubi nga ata të brezit të kaluar është Havier Zaneti. Argjentinasi është zëvendëspresident i klubit të Interit dhe ka qenë që nga dita e parë që vendosi të linte futbollin.