Vetëm një orë nga ndan nga nisja e një aventure të re.
Pas pjesëmarrjes në finalet e Euro 2024, tashmë “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë veten në një tjetër “arenë”, atë të Nations League, ku mbrëmjen e kësaj të shtune do të kenë përballë Ukrainën, në ndeshjen e parë të “Kuqezinjve”, për këtë edicion.
Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho duket të mos ketë ndërruar asgjë nga nga titullarët e Evropianit, më përjashtim të të dëmtuarve, teksa në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.
Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Laçi e Bajrami vendosen pas “bomberit” të vetëm, Rey Manaj.