Trajneri italian Stefano Pioli u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë karrierën te skuadra saudite Al Nassr, ku ka gjetur Cristiano Ronaldon.

Në konferencën për shtyp, trajneri i njohur u pyet se kush është më i mirë, Leo Messi apo Cristiano Ronaldo…

“Mendoj se Cristiano Ronaldo është superior ndaj Lionel Messit, pasi ai numëron më shumë gola sesa ndeshje,”- tha Pioli, i cili tani ka në skuadër yllin portugez CR7-tën.

Al Nassr synon që këtë sezon të fitojë titullin kampion në Arabi, rivali kryesor është Al Hilal.