Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim vetëm i demokratëve ne prag te zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka nisur takimet i informale me aleatët për ti marrë mendimin për formulën sesi do dilet në betejën e pranverës.
I pari që ka ngjitur shkallët e selisë dhe ka shkelur në zyrën e Flamur Noka ka qenë Ilir Meta, i cili e ka bërë publike vendimin e tij për të qenë kandidat ne listën e Tiranës. Por, gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kreu i Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë një kërkesë specifike ndaj numrit dy te Partisë Demokratike dhe biseda ka qenë parimore, duke ia lënë në dorë aleatit te madh detajet ndërsa ka kërkuar që te gjendet zgjidhja e duhur për bashkëpunimin.

Në kampin opozitar ende nuk ka një vendim nëse do dilet me një listë apo dy lista te ndara me aleatet, por para se te arrihet një dakordësi Flamur Noka po nxiton te marrë mendimin e secilit aleat. Javën e ardhshme takimet e ndara do te vijojnë edhe me republikanin Fatmir Mediu, Agron Duken e Partisë Agrare, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe aleate te cilët kane firmosur për te qenë në një front.