Lumi Vjosa nuk konfiguron më me këtë emër në Google Maps. Nga një kërkim i thjeshtë në këtë shërbim, vihet re se lumit Vjosa i është vënë emërtimi “Aoos”.
Kjo ka ngjallur reagimin e opinionit publik, duke kërkuar edhe reagimin e autoriteteve. Mbetet e paqartë se si është ndryshuar emri i lumit Vjosa, i cili është shpallur Park Kombëtar i Shqipërisë.
Vendimi për shpalljen Park Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë u mor vitin e kaluar.