Bashkëdrejtuesit e Partisë Socialiste të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj, gjatë takimit të zhvilluar në anëtarët e Asamblesë Socialiste të Njësisë 6 në kryeqytet, kërkuan angazhim për të komunikuar intensivisht me qytetarët, për alternativën e Partisë Socialiste, si e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë në majën që i takon, në familjen evropiane.

Duke folur për punët e kryera dhe mbështetjen për qytetarët, Manastirliu u ndal tek rritja ekonomike gjithëpërfshrëse dhe mbështetja për pensionistët.
“Fitorja e Partisë Socialiste do të mbështetet te punët e mira që kemi bërë, por është shumë e rëndësishme çfarë do të bëjmë nga tani e tutje për të garantuar fitoren, për të garantuar mandatin e katërt të Partisë Socialiste. Arritëm që të çonim pagën mesatare në administratën publike në 900 euro, paga mesatare sot për mësuesit është 950 euro, rritëm pagat për mjekët, për infermierët. Ndaj ne duhet ta fitojmë mandatin e katërt për të vazhduar rritjen e pagave dhe mbi të gjitha për të mbështetur pensionistët, për të cilët një grup pune është ngritur dhe po punon për të vlerësuar dhe më pas për të bërë realitet mbështetjen për pensionistët, për të moshuarit, që në fakt janë dhe forca dhe mbështetja më e madhe e të gjithëve ne”, tha Manastirlu.

Duke folur për rëndësinë e zgjedheve 2025, Manastirliu u shpreh:

“Partia Socialiste është e vetmja rrugë për Shqipërinë europiane. Partia Socialsite di t’i fitojë zgjedhjet, por ne duhet të angazhohemi që edhe ata të cilët mund të jenë të lëkundur, t’I afrojmë pranë PS, duke përçuar zërin për vizionin 2030 të Shqipërisë, që është një projekt ambicioz i Kryeministrit Edi Rama dhe i Partisë Socialiste për ta çuar Shqipërinë aty ku i takon të jetë, në familjen Europiane”, tha Manastirliu.
Duke theksuar punën e bërë për rritjen ekonomike dhe projektin për Shqipërinë europiane, Veliaj e vuri theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të vitit 2025.

“2030 është synimi ynë për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian e për ta ngritur flamurin tonë në atë oborr në Bruksel ku janë të gjithë kombet e zhvilluara të Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Tiranës vijojnë turin e takimeve në çdo njësi, për nisjen e punës për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, me synim fitoren e Partisë Socialiste, për të çuar përpara projektin e Shqipërisë si anëtare e Bashkimit Europian.