Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga zbulimi i vrasjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau babanë e tij dhe më pas trupin e ka hedhur në një pus.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, 30-vjeçari ka treguar se me 13 gusht, si çdo ditë, me te atin shkoi për t’u kujdesur për kafshët dhe aty ka nisur konflikti fillimisht për kujdesin e kafshëve, e më pas biseda ka vijuar për paratë.
Kjo ka ndohur pasi Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi tëre dhe duhet t’i jepte ndërtuesit 30 mijë euro, por paratë mungonin.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në debat me babanë, sipas Esmeraldit, ai i ka pranuar se paratë i ka prishur dhe në debat e sipër i ka nxjerrë armën, e ka mbushur, dhe ia ka drejtuar të birit.
“Në këto kushte, për të mbrojtur veten kam tentuar t’i marr pistoletën nga dora, por ajo është shkrepur dhe e qëlloi dy here në gjoks babanë”, ka deklaruar 30-vjeçari