Përfshirja e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla kërkon qasje të personalizuar dhe mbështetje të vazhdueshme. Në “Shkollën e kuqe”, prindërit janë të angazhuar bashkë me mësuesit për të krijuar një ambient sa më miqësor në klasa. “Djali, kur ka filluar klasën e parë kemi patur problem sepse ai nuk ka përqëndrimin, ka shumë mangësi në këtë pjesë. Ka patur edhe faktin qe ka qenë me ADHD, hiperaktivitet të tëpërt të një fëmjë. Nuk ulej, nuk mësonte, kthente përgjigje. E kishim pak shumë të vështirë. Me mësuesen kujdestare, shkolle, psikologet më ka ndihmuar suportuar. Kemi patur bashkepunim të frytdhënshëm”, tha prindi i një fëmije. Mësuesja e arsimit special, Arbana Mema, shpjegon se metodat e mësimdhënies për fëmijët me nevoja të veçanta janë të personalizuara.
“Sipas nevojave bëjmë vlerësimet dhe vëzhgimet tona në të cilën hartohet plan për të gjitha lendët dhe fushat zhvillimore. Fokusin te pikat e forta dhe të dobta të cilat dalin nga vëzhgimi I të gjithë situatës që kemi kur na vjen nxënësi për herë të parë. Dhe pastaj hartohet një plan me objektiva dhe rezultate të të nxënit”, deklaroi mësuesja e arsimit special, Arbana Mema.
Aktualisht, 12 fëmijë me aftësi ndryshe mësojnë në këtë shkollë, secili me mbështetje të dedikuar nga mësuesit.
“Raporti numerik është, fëmijët me aftësi ndryshe aktualisht kemi 12 dhe numri I mësuesve në bazë të nevojës së numrit të femijëve që kemi në shkollë. Vijnë dhe mbështësin fëmijët në oret e tyre. Fëmijët qëndrojnë në klasat përkatëse që kanë. Më vonë mësuesit mbështetës qëndrojnë në orët e përcaktuara. Pastaj në pjesën tjetër ditor fëmijët qendrojnë vetëm me mësuesin lëndor që kanë orarin mësimor”, tha psikologe Majre Levenishti.
Mësuesja Mirela Gjinaj apelon për diagnostifikim të hershëm dhe ndjekje sa më të shpejtë të fëmijëve me aftësi ndryshe. “Duke qenë se ne kemi patur raste suksesi, apelojmë për pranimin e fëmijëve në moshë të hershme dhe ndjekjen e tyre sa më parë. Politikat arsimore janëtë shumta dhe shumë mbështëse kështu qe pridërit kanë një shans më tepër”, shtoi mësuesja e arsimit special, Mirela Gjinaj. Këtë vit, në shkolla po punojnë 2100 mesues ndihmes, ose 200 me shume se vitin e kaluar. Ata kanë edhe një rrjet profesional ku shkembejne eksperiencat dhe rastet e suksesit e po ashtu ndajne problematikat gjatë punës.