Udhëheqësit botërore janë mbledhur në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB mes krizave të shumëfishta globale.
Sfida e tyre do të jetë të bashkëpunojnë jo vetëm për çështjet madhore por edhe për modernizimin e institucioneve ndërkombëtare që u ngritën pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të përballojnë kërcënimet dhe problemet e së ardhmes.
Në këtë kontekst, OKB miratoi të ashtuquajturin Pakti i së Ardhmes, që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet, tek ndryshimet klimatike e deri tek te drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të një grupi vendesh të udhëhequra nga Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.