Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.

#Maltempo #Toscana, interventi #vigilidelfuoco in corso a Pisa e Livorno per le forti piogge: in atto soccorsi ad automobilisti in difficotà e per allagamenti. Criticità a Montescudaio nel pisano, a San Vincenzo e Castagneto Carducci nel livornese [#23settembre 22:00] pic.twitter.com/38p2RWio3d

— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) September 23, 2024

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime. Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme.