Jorge Martin ka triumfuar në Çmimin e Madh të Indonezisë, duke iu rikthyer fitores që nga maji i këtij viti në Francë.
Piloti spanjoll i Ducatit bëri një garë fantastike, duke lënë pas bashkëkombësin e tij Pedro Acostën, teksa podiumi u plotësua nga kampioni i Botës në fuqi, Francesco Bagnaia.
Martin i është larguar tashmë këtij të fundit me 21 pikë, duke udhëhequr kështu kampionatin dhe duke afruar titullin Kampion Bote sërish në Spanjë.
RENDITJA:
1-Martin: 366 pikë
2-Bagnaia: 345 pikë (-21 pikë.)
3-Bastianini: 291 pikë (-75 pikë.)
4-Marquez: 288 pikë (-78 pikë.)