Ish-zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Ilir Bejtja thotë se Kurum nuk prodhon mbetje toksike, ndërsa shton se çfarë ka brena në kontejnerë, këtë ai nuk e di.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se fitimet kryesore të Kurum janë nga HEC-et, dhe shumë pak vijnë nga metalurgjia.
Në lidhje me shpalljen e falimentit, Bejtja tha se nuk ka ndodhur në Shqipëri, po në grupin Çalik, me pronarin e Kurum.
“Folët për fitime të larta. Falimenti nuk ka ndodhur në Shqipëri, ka ndodhur grupin Çalik. Shpallja e falimentit ka lidhje me pronarin e Kurum. Veprimi ishte taktik, i zgjuar nga ana e tyre të cilët e bënë këtë për të mbrojtur pjesën në Shqipëri. Kjo u dha mundësinë të mbijetojnë, gjykata e njohu si çështje më vete. Mos të harrojmë që tregu në ato momente ishte i disfavorshëm. Prodhimi i vendit ishte relativisht i shtrenjtë. Sot ne kemi ende këtë industri, pavarësisht se investitor i huaj, por vepron në Shqipëri.
Nëse do të kishte produkte në përmbajtje ndotëse dhe toksike, e pra që do të ishte ndotës është hekuri që prodhojnë dhe përdoret në të gjitha ndërtesa. Do të ishte një problem i madh. Mos harrojmë që ka laboratorë brenda në kombinat që bënë analizat e çelikut në çdo aspekt, deri në analizën e radioaktivitetit. Duke përdorur skrape ne përdorim mbetje të llojeve të ndryshme që ne nuk i kontrollojmë. Në një rast kemi pasur shpërthime, ka pasur bombe brenda skrapit. Është një proces që mbart rrezik, por jo ndotje.
Kurum nuk prodhon mbetje toksike! Ata prodhojnë dhe eksportojë energji elektrike, fitimet e tyre kryesore vijnë nga hidrocentralet. Për energjinë e shitur mbi 180 euro, 50 përqind i ka shkuar shtetit. Mos harrojmë që kemi pasur naftën 220 lekë, çmimin në energjinë eklektike ne nuk e lëvizëm kurrë.”, tha Bejtja.