Një ditë para seancës së radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku politika pritet të përfshihet në debatet e rendit të ditës, Kryeministri Edi Rama pati takime me disa prej ministrave të kabinetit të tij, por edhe me sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Burimet konfirmojnë se takimi vjen për të koordinuar qëndrimet politike, pasi rendi i punimeve në seance e 12 shtatorit, parashikon jo vetëm, interpelancën e kërkuar për mbetjet, por edhe për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Pritet që edhe kryeministri të marrë pjesë në seancë parlamentare të 12 shtatorit.