Deputeti socialist Eduart Shalsi ka dërguar sot djalin e tij në ditën e parë të shkollës. Shalsi tha në një intervistë për News 24 foli si prind. Ai tha se sot është një ditë e gëzuar për mësuesit dhe nxënësit. Ai tha se si mësuesit edhe nxënësit do të kenë kushte më të mira dhe se shumë shkolla janë rikonstruktuar.

“Është një ditë e gëzuar, që mësuesit dhe nxënësit i gjen me kushte më të mira. Këtë vit, kurrikulat janë përmirësuar, ka palestra.

Unë djalin e kam në një shkollë publike. Jam i gëzuar që po e sjell në një shkollë, që tashmë është rikonstruktuar”, u shpreh Shalsi.