Inter Miami triumfoi 1-4 ndaj Chikago Fire , në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan. Për skuadrën e Martinos, protagonist absolut ishte Luis Suarez, i cili realizoi dy gola.
Sulmuesi uruguajan dyfishoi shifrat në minutën e 46-të, pas një goditje tokazi me të majtën. Në të 65-tën, 37 vjeçari nuk e pati aspak të vështirë të dërgoi topin në rrjetë, pas një asisti të Jordi Albës.
Në mungesë të Messi që është i dëmtuar, shifrat janë fantastike për Suarez. “El Pistolero” në dy ndeshje radhazi ka reazlizuar 4 gola. Në shifra të përgjithshme, në 20 takime me fanellën e Inter Miamit, ai ka “tundur rrjetën” 16 herë, ndërsa 5 herë ka dhuruar pasin e fundit. Inter Miami kryeson kampionatin me 59 pikë, 8 pikë larg ndjekësit më të afërt.