Kjo është 82-vjeçarja Nazmie Buci, një e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj 43-vjeçare, Elmira Buci.
Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja, ndërsa i biri nuk e dërgoi as në spital dhe as njoftoi policinë.
“Unë isha në shtëpi. U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop, jam me ishemi. Më goditi. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali s’ka qenë në shtëpi. Por nuk më çoi në spital, s’më bëri asgjë, vetëm më pastroi fytyrën sepse isha mbuluar me gjak. Tani unë 82 vjeçe, të më bëjë kështu?!”, tha ajo.
Ishin komshinjtë ata që e panë të moshuarën me plagë një ditë pas dhunës. Ata kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi më 10 shtator, ndërsa pas dëshmisë së saj u bë arrestimi i nuses së saj. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askënd për dhunën për shkak se i nusja i kishte thyer edhe celularin.