Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve.
Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me konsensus dërrmues me 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime.
E bashkësponsorizuar nga Türkiye së bashku me më shumë se 50 shtete anëtare, rezoluta thekson që pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Duke vënë në dukje se vendbanimet kolone izraelite shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar, rezoluta pohon se populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes sipas Kartës së OKB-së.
Ajo ripohoi se çështja e Palestinës është “përgjegjësi e përhershme e Kombeve të Bashkuara” derisa të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa thekson nevojën urgjente që Izraeli t’i japë fund okupimit të tij që filloi në vitin 1967.
Më tej, rezoluta i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të paraqesë një raport mbi zbatimin e rezolutës brenda tre muajve nga miratimi i saj.