Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zgjodhi sërish ta kalonte fundjavën në natyrë, larg zhurmës së qendrës së kryeqytetit.
Para disa orësh ai postoi një foto i veshur me ngjyrën e tij të preferuar jeshilen, mes pemëve.
Krahas fotos ai shkruan “Palestra më e mirë mbetet natyra”.
Edhe bashkëshortja e tij në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi zgjidhi të tregonte se ku po e kalonte këtë të shtunë.
E veshur me një bluzë gri dhe xhinse, Kryemadhi ka pozuar në në parvazin e dritares së një godine.
Mendushëm ajo shikon nga pemët që kanë ‘pushtuar’ zonën.
“Pa mendim…”, ka shkruar Kryemadhi bashkangjitur postimit.
Përmes videove në rrjete sociale ata tregojnë se po e shijojnë ndarjen nga njëri-tjetri.
As Meta dhe as Krymadhi nuk kursejnë ta tregojnë jetën e tyre në rrjetet sociale.
Kreu i Partisë së Lirisë veç vrapit, ai po shijon natyrën duke bërë hedhje në lumenj e dete.
Ish presidenti njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.
Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes.
Edhe në kërkesën për divorc, ai paraqiti si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhin.