Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan në një intervistë dhënë për gazetarin Blendi Fevziu.
Berisha pas gati mbi 200 ditësh sfidon hapur drejtësinë duke thyer masën e arrestit.
Si do të veprojë SPAK sot pas kësaj ?
Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.
Prej fundit të dhjetorit, Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideron si antikushtetues./Lexo.al