Trajneri i Manchester Cityt, spanjoli Pep Guardiola, ka deklaruar se kalendari aktual i lojërave mund të ndryshojë vetëm me ndërhyrjen e vetë futbollistëve, të vetmit që janë “me të vërtetë të rëndësishëm” për sportin.
“Lojtarët janë ata që janë vërtet të rëndësishëm. Ata janë të vetmit të rëndësishëm. Biznesi mund të bëjë pa trajnerë, drejtorë, menaxherë, media, agjentë dhe pronarë, por pa lojtarë nuk ka lojë”,- tha Pep Guardiola në konferencën për shtyp paraa ndeshjes së Cityt të së dielës kundër Arsenalit, në Premier League angleze.
Gjatë kësaj jave, spanjoli Rodri, i cili luan pikërisht për ‘Qytetarët’, supozoi mundësinë që lojtarët të hyjnë në grevë për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve çdo sezon.
“Ata janë të vetmit që mund të ndryshojnë diçka. Janë të vetmit që mund të shprehen. Nëse diçka duhet të ndryshojë, duhet të vijë nga lojtarët”, tha ai.
Në sezonin 2024/25, Manchester City do të jetë në gjendje të luajë gjithsej 76 ndeshje nëse janë të suksesshëm në kompeticionet më të ndryshme, duke përfshirë Champions League dhe Kupën e Botës për Klube, e cila do të jetë në Shtetet e Bashkuara në qershor të vitit të ardhshëm.
Në këtë kontekst, duhet të shtohen ende ndeshjet e ekipeve ndërkombëtare, ku numri total mund të kalojë 80.
Carlo Ancelotti, nga Real Madridi, Didier Deschamps, nga kombëtarja franceze dhe Vincent Kompany, trajner i Bayern Munichut, të gjithë ish-lojtarë që arritën nivelin më të lartë në të kaluarën, së fundmi mbrojtën një negociatë për të vendosur një numër maksimal të ndeshjeve të luajtua në një sezon.