Para ndeshjes së djeshme mes Portugalisë dhe Kroacisë, e vlefshme për ditën e parë të grupit të Ligës së Kombeve, në të gjithë stadiumin Da Luz, ku u zhvillua ndeshja, ka festuar Pepe, i cili i dha lamtumirën futbollit të luajtur muajt e fundit pas Kampionatit Europian.
Ish-mbrojtësit të Real Madridit dhe Portos iu dha fanela me numrin 141, që simbolizon numrin e ndeshjeve që ka bërë me kombëtaren. I bukur ishte edhe nderimi nga publiku, me një koreografi të veçantë për të, siç shihet më poshtë: