Në “Off the Record”, me Andrea Dangllin, deputeti socialist Erion Braçe foli dhe për synimin e PS për një mandat të katërt, por edhe për kolegët e tij që janë tashmë nën akuzën e drejtësisë.
Teksa tha se mandati i katërt është i nevojshëm për integrimin, Braçe u shpreh se ndjen keq për kolegët që po përballen me drejtësinë dhe shpreson që të përballen me një proces të drejtë.
“Patjetër që kam keqardhje. Megjithatë është mirë që ata po përballen me prokurorët. Shpresoj për një proces të drejtë që se kush të marrë atë që meriton”, tha Braçe.
Gjithashtu, deputeti socialist tregoi në A2 dhe debatet e fundit me kryeministrin Rama apo për çfarë e ka kundërshtuar atë.
“Kohët e fundit i thashë jo për buxhetin e bujqësisë dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, pavarësisht se qeveria ka vendosur ta vazhdojë deri në fund”, tha Braçe.