Më vjen shumë keq për deputetin Ervin Salianji dhe për karrierën e tij politike.
Personalisht, kam qenë nga ata që e kam mbështetur, duke marrë kosto të mëdha politike dhe mediatike mbi vete.
Sigurisht që e kam bërë se e kam menduar një gjë të tillë, në një kohë kur një pjesë e madhe e PD-së e ka sulmuar në mënyrën më të poshtër dhe më të paprincip.
Unë nuk jam i aftë të them nëse dënimi i tij është i mbështetur në prova dhe fakte, por vetëm një gjë të na e kursejnë: Të mos vijojnë të na trajtojnë si budallenj, sepse kjo është e pandershme dhe shumë ofenduese.
Kunata e Belinda Ballukut që dënoi sot Ervin Salianjin, është e njëjta që pak muaj më parë, i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës, duke e njohur atë ligjërisht si drejtues të kësaj force politike.
Dhe kjo shpjegon shumë, jo vetëm për Salianjin, por për të gjithë të tjerët në PD.
Uroj që ta gjejë të drejtën në Gjykatën e Lartë. (Namir Lapardhaja)