Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet një tjetër episod, ku grupi i Çopjave, kërkon të ekzekutojë Eljo Bitrin, person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël). Sipas bisedave të muajit Gusht 2020 të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas ti fusnin plumbin dhe atij.
Në 27 Gusht 2020 Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.
Më datë 24.08.2020, shtetasi Eljo Bitri ka biseduar me shtetasin Mikael Kamami për Ardian Çollakun (Subashi). Eljo Bitri e ka informuar Mikael Kamamin se, Ardian Subashi i ka kërkuar Renato Çalës një makinë. Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre, shtetasi Eljo Bitri i dërgon shtetasit Mikael Kamami një një mesazh ku i shkruan: “Po collakun erregullojm kur dush vila pa problem po pat fut unt”.
Më datë 15.08.2020, shtetasi Arzen Mama ka informuar shtetasin Mikael Kamami se Ardian Çollaku lëviz me një automjet Golf ngjyrë blu me targa AA575AB. Gjithashtu, shtetasi Arzen Mama i ka treguar shtetasit Mikael Kamamit se Ardjan Çollaku ndodhet i ulur tek vendi i quajtur Baroni së bashku me një vajzë bionde.
Më datë 27.08.2020, shtetasi Mikael Kamami e informon shtetasin Arzen Mama, të cilit i thotë se Eljo Bitri do të ekzekutoj Klevis Kapllanin dhe më pas do ekzekutohet edhe Ardian Çollakun. Më datë 30.07.2020, shtetasi Hajdar Bako komunikon me shtetasin Talo Çela, të cilit i ka kërkuar të fillojnë punën (ekzekutimit/vrasja), duke filluar me Eljo Bitrin dhe më pas me Ardjan Çollakun dhe gjithë shtëpinë e Eljo Bitrit dhe shtëpinë e Ardian Çollakut.
Bitri kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë. Bitri ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me Nuredin Dumanin që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut. Bitri së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.
Në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:
“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit.
Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin “Miku”, ka lyer motorrin, ndërsa armët i ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me “Qerosin” kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa “Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.
Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.
Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur “Qerosin”, i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si “Miku”. Për vrasjen ka përdorur një armë “Tomson” me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip “pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.
Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.
Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:
“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.
Gjithashtu Mikael Kamami bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.
Kamami: Ky e vrau dajën lali
Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës
Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet
Ramani: Po të gënjejta Lali K.
Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.
Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan. Më datë 01.10.2020, shtetasi Mikael Kamami i ka dërguar shtetasit Talo Çela foton e makinës që përdor Ardian Çollaku dhe e informon gjithashtu se ka dhe një mjet tip Touran. Më pas, shtetasi Mikael Kamami i ka treguar shtetasit Talo Çela se personi në foto është djali i Ardian Çollakut dhe se ai ka dhe një djalë tjetër më të vogël. Më datë 06.10.2020, shtetasi Talo Çela i ka dërguar mesazh shtetasit Mikael Kamami ku i thotë se duhet qëruar (ekzekutuar) Ardjan Çollaku.
Në vijim të bisedave shtetasi Mikael Kamami i ka kërkuar Talo Çelës që kur të takoj Ardian Subashin, të marri një trroko me bateri (mjet prerës) dhe t’ja japi Maksim Koçit që ti presë kokën Ardian Subashit. Më datë 08.10.2020, shtetasi Mikael Kamami i ka shpjeguar shtetasit Talo Çela duke i thënë që kur të jetë me shtetasin Maksim Koçi do të ekzekutojnë Ardian Çollakun dhe më pas do bëjnë pushim.
Më datë 11.10.2020, shtetasi Talo Çela bisedon me shtetasin Mikael Kamami, të cilin e pyet nëse po atë natë do ta marrin çantën me armë tek personi që Talo i referohet me nofkën “Qifja”. Shtetasi Mikael Kamami i kthen përgjigje shtetasit Talo Çela, duke i konfirmuar se po atë natë do ta marrin çantën me armë te “Qifja” dhe se për 2 ose 3 ditë do ekzekutojnë Ardian Çollakun. Gjithashtu, shtetasi Mikel Kamami i ka shkruar Talo Çelës se nesër do marrin edhe makinën Touareg dhe ta mbarojnë (vrasin) Ardian Çollakun.
Vrasja ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi. Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.