Largimi i Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, ka gëzuar moderatoren Alketa Vejsiu, e cila e kishte denoncuar drejtorin tashmë të dorëhequr, për largimin nga puna të njerkës së saj, në mënyrë të padrejtë. Vejsiu shprehet në një postim në rrjetet sociale, se të njëjtin fat me Pezën duhet të kenë dhe të tjerë punonjës të tjerë në RTSH që kanë zbatuar praktikat e tij joligjore.

“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch! Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”, shkruan Alketa Vejsiu.