Është zbardhur agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet të dielën e 8 shtatorit.

PS përmes një njoftimi bën të ditur se mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00.

Në fillim do të bëhet hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

Më pas do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese të PS dhe e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Njoftimi i PS:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.

2.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

3.Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.

4.Të ndryshme.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS

Blendi KLOSI