Partia Socialiste ka ndryshuar pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ. Burimet bëjnë me dije se Eridian Salianji e ka konsideruar të kryer misionin e tij dhe ka kërkuar shkëputje. Vendimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi Rama e hoqi si Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e këtë funksion ja bashkoi Damian Gjiknurit tek departamenti i Organizimit.
Në vend të Eridian Salianjit, në vijim PS-në KQZ do ta përfaqësojë Elena Xhina. Ajo ka qenë deputete e PDIU/Elbasan deri në vitin 2021, e më pas u angazhua me PS, si Këshilltare e Ministrit Ulsi Manja, e më pas si funksionare pranë Avokaturës së Shtetit.