Aksi nacional Pogradec-Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla të dielën, ku më e dendur ka qenë në ngjitje dhe zbritje të Qafë-Thanës.
Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.
Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve
Policia ka qenë në monitorim të gjithë segmentit rrugor ndaj e për këtë janë shmangur e aksidentet.