Putin në një panel të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. I pyetur nga moderatori se kë mbështeti Kremlini në votimin e ardhshëm, Putin, me një buzëqeshje të dukshme dhe me një ton ironik u përgjigj:
“Ne kishim presidentin aktual Biden, si të preferuarin tonë, nëse mund ta quaj kështu. Por tani ai është larguar nga gara, por ai rekomandoi që të gjithë aleatët e tij të mbështesin Harris. Kjo është ajo që ne do bejme. Ne do ta mbështesim atë. Ajo ka një të qeshur kaq ekspresive dhe infektive, kjo tregon se se gjithçka është në rregull për të”.
Kreu i Kremlinit madje tregoi edhe arsyet se përse zgjedh Harris edhe jo kandidatin republikan, Donald Trump.
“Trump ka vendosur një numër të lartë sanksionesh ndaj Rusisë që asnjë president para tij nuk i ka vendosur ndonjëherë, dhe nëse zonja Harris po ecën mirë, ndoshta ajo do të përmbahet nga ndërmarrja e këtyre lloj veprimeve.”
Vërejtjet e Putinit të enjten erdhën disa orë pasi administrata Biden konfiskoi faqet e internetit të drejtuara nga Kremlini dhe akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse për përpjekjet ruse për të përhapur dezinformata përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.