Sigurimi i armëve nga Koreja e Veriut ka forcuar avantazhin e Rusisë në Ukrainë duke e lejuar atë të mbajë arsenalet e saj të rezervuara në shtëpi, tha zyrtari më i lartë ushtarak gjerman gjatë një vizite në Korenë e Jugut të hënën.
Shefi i Mbrojtjes, gjenerali Carsten Breuer tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte kontaktuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për armë nëse ato nuk do të ishin të dobishme.
“Ka të bëjë me rritjen e prodhimit të armëve për agresionin e Rusisë në Ukrainë, është gjithashtu duke forcuar Rusinë duke i bërë të mundur që ato të mbajnë rezervat e tyre ashtu siç janë”, u tha Breuer gazetarëve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, mes vendeve të tjera thonë se Kim po ndihmon Rusinë në luftën kundër Ukrainës duke furnizuar raketa në këmbim të ndihmës ekonomike nga Moska.
Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 16,500 kontejnerë municionesh dhe materialesh të ngjashme në Rusi që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe Rusia kishte lëshuar më shumë se 65 prej këtyre raketave në objektiva në Ukrainë, tha në një fjalim të fundit Robert Koepcke, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit.
Moska dhe Pheniani kanë mohuar transferimet e drejtpërdrejta të armëve, të cilat do të shkelnin embargot e Kombeve të Bashkuara.