Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë ka nisur të lëvizë drejt lindjes, ku reshjet e para të dëborës kanë rënë në Kredarica të Sllovenisë.
Stuhia shkaktoi më shumë probleme në bregdetin slloven, por skenarët më të këqij nuk u realizuan, njoftoi Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).
Reshjet në Slloveni nuk kanë të ndalur ende dhe në disa vende ka rënë bora e parë, por përkundër kësaj nuk priten probleme të mëdha.