Romës i shpëton fitorja nga duart, me skuadrën e De Rossit që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Genoas. Në Genoa, Dovbyk ndezi festën mysafire, gol i konfirmuar pas shumë minutash kontroll nëpërmjet sistemit VAR.

Në pjesën e dytë, Dybala me shokë bënë maksimumin për të ruajtur avantazhin, por nuk ishte e thënë pasi në fund de Winter vendosi përfundimisht ekuilibrat. Roma e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin, teksa nuk ka fituar asnjë ndeshje.