Përpjekja e asaj që quhet sot PD zyrtare mund të përkufizohet në “dy nevoja”: 1. Sali Baba majë kullës i kërkon atyre poshtë të flasin dhe të qajnë vetëm hallin e tij; 2. Nja dyzet kandidat për deputetë zihen poshtë kush ta bëjë në mënyrë më të zellshme.

Të dyja palët kanë rënë dakort që mjafton të realizohen këto “akisone” dhe 2025 për ta do jetë një fitore.

Baba mendon se kështu mund t’ia hedhë edhe disa kohë, fidaijëve aq u bënë nëse arrijnë të sigurojnë një karrige deputeti.

Kaq është e gjithë historia e kësaj “opozite” të kuqe të lyer me varak blu!

Po populli opozitar?

Varja, mo!

Pas 2025 o gomari o i zoti!

Gomerët do ngelen sërish të tillë, i zoti me tafti-bafti.

Hajt tani, përposhtë përpara për para! (Namir Lapardhaja)