Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill komentoi dhe çështjen e armatosjes së mëtejshme të Serbisë e cila së fundi arriti dhe një marrëveshje blerjen e avionëve luftarake francezë.
Diplomati amerikanë shtoi se me këtë lëvizje, Serbia nuk bleu vetëm armë, por edhe raportet me forcat ajrore të NATO-s.
“Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Them se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje.
Por kam bindjen se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë të qasjes, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Hill.