Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë vendit ku ish-presidenti amerikan Donald Trump po luante golf.
Sipas New York Post, dy burra kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit dhe të shtënat nuk kanë pasur në shënjestër Trump.
Sipas djalit të ish- presidentit Donald Trump Jr ,një armë zjarri AK-47 është gjetur e hedhur pranë disa shkurreve ndërkohë që një person është arrestuar, raporton La Repubblica.
Ish-presidenti ndosdhej në klubin ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida. Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.
Shërbimi Sekret tha përmes një postimi në platformën X se po punon me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të hetuar incidentin që përfshin Trump.
Shërbimi Sekret tha se incidenti ndodhi pak para orës 14:00 (ora lokale).
Incidenti vjen pothuajse saktësisht dy muaj pasi një person i armatosur tentoi të vriste Trumpin në një tubim në Butler, Pensilvani, ku dhe u plagos në njërin vesh.