Jasir Asani shënoi 3 gola dhe dha asist për ekipin e tij Guangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike.
Ai u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 9,9. Jo vetëm kaq, por Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës.
Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Shqipërisë është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të tetorit.