Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”, në banesën e një 51-vjeçari.

Policia dhe ekipet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.