Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar skemën e re të subvencionimit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Në një postim në rrjete sociale, Balluku deklaron se kjo skemë e ndërmarrë nga qeveria do të modernizojë sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO.

“Skema e re e subvencionimit, ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Mbështetje për çdo kategori në nevojë”, ka shkruar Balluku.

Sipas ministres, do të ketë mbështetje për çdo kategori në nevojë dhe shërbimet do të paguhen nga qeveria. Zv. kryeministrja bën të ditur se nga skema e re do të përfitojnë 64 mijë persona.