Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi se këtë javë do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Më konkretisht, Jamarbër Malltezi do të merret në pyetje ditën e nesërme (e mërkurë), ndërsa Sali Berisha do të merret në pyetje ditën e enjte.
Kjo do të jetë hera e parë që Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje, pasi herët e tjera ka refuzuar të shkojë.
Si Berisha po ashtu edhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me këtë çështje.