Juristi Kreshnik Spahiu teksa bëri një analizë në ‘Studio Live’ të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, bëri një krahasim ironik për opozitën, pasi sipas tij fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish diktatorit Enver Hoxha në 1945.
Dhe kjo sipas tij pasi PD dhe opozita është konsumuar në luftën ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë.
‘Si qytetar jashtë PS dhe PD është qasje e gabuar, ata që e kanë këshilluar në përplasje kanë bërë zgjedhjen e duhur. SPAK nuk ka fituar asnjë betejë me opozitën. Juridikisht drejtësia shqiptare e ka bilancin 0 me opozitën. Nuk ka asnjë zyrtar të opozitës me vendim të formës së prerë, fajtor. Nuk ka humbur askush betejën. Janë në betejë por luftën nuk e kanë humbur. Politikisht kjo i ka sjellë dëm. Lexoj zgjedhjet e 2025 më të lehta se fitorja e Enver Hoxhës në 1945. Në 1945 vinte për herë të parë në garë elektorale. Zgjedhjet e 2025 janë krejtësisht të lexueshme po të shikosh betejën politike me ndërkombëtarët dhe drejtësinë. Kemi një garë me disavanatazhe për opozitën dhe me 90% avantazhe për mazhorancën.’, tha Spahiu për Arbër Hitajn.