Sa i takon idesë së krijimi të shtetit bektashi se vjen nga Izraeli dhe Mosadi, juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Repolitix se Rama nuk bën dot asgjë për izraelitët nëse nuk merr lejen e amerikanëve.
‘Jam plotësisht në një mendim që diplomacia hebreje ka qëndruar pranë Baba Mondit. Biem dakord në një gjë, që Baba Mondi dhe Kryegjyshata e dëgjuan në televizor nga Rama. Ishin komplet jashtë loje. Nëse do ishte e Izraelit, do dilte si vetëvendosje e bektashinjve. Kjo është projekt komplet e Edi Ramës, që ka krisur marrëdhëniet me kryeministrin e izraelit, kur doli në tiranë me Blinken dhe tha jam për njohjen e Palestinës. Iu referuar dhe tregoi historinë e Enver Hoxhës si mbështeste financiarisht Palestinën. Tregon që Rama mes shërbimit izraelit Mosad, apo CIA, bën lojën dhe është në krah të amerikanëve. Baba Mondi nuk kishte dijeni fare.’