Stuhia “Boris” ka goditur Italinë. Dëme të mëdha janë shkaktuar në Emilia-Romagna.
Në shumicën e provincave shkollat do të mbyllen për shkak të reshjeve të dendura dhe nivelit të lartë të ujit. Situata shqetësuese paraqitet edhe në Bologna.
Ndërsa Castel Bolognese u përmbyt pas daljes së lumenjve nga shtrati.
Gjithashtu lëvizja e trenave është pezulluar, ndërsa mbi 1 mijë njerëz janë zhvendosur në të gjithë rajonin.