Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabku e ftuar në studion e News 24 në rubrikën ‘Opinion’, ka folur rreth situatës në PD dhe aksionit të ri.

Tabaku u shpreh se debati i brendshëm në PD është ezauruar dhe tashmë është koha që energjitë të fokusohen tek qytetarët, tha ajo.

Më tej Tabaku tha se PS ka tentuar të përfitojë nga situata në PD dhe debati i brendshëm që ata kanë pasur, por kjo tashmë ka përfunduar.

Tabaku:

”Është e vërtetë që ka nisur një diskutim politik dhe ajo që kam kërkuar prej kohësh është për të shkuar në terren dhe për të folur me njerëzit.

Ka qenë një periudhë tranzicioni për PD, besoj që është luks tani që të fokusojmë energjitë tona te një debat i brendshëm dhe tani fokusi është tek qytetarët.

Tani kemi nevojë që njerëzve tu japim shpresë, mundësi e zgjedhje kështu që dalja në terren është aksion i ri patjetër që është për të mirën e PD.

E gjithë energjia tashmë duhet të fokusohet tek qytetarët, sepse e kam kërkuar prej kohësh daljen në terren.

A ka pasur ndonjëherë PD mungesë të programit elektoral, jo.

PD nuk ka çeduar asnjëherë për program elektoral, ndërkohë që prej 2013 a ke dëgjuar që PS të kandidojë me program.

Në ndodhemi në një pikë kthese në shoqërinë e politikën shqiptare, njerëzit kanë nevojë për një frymë ndryshe.

Qeveria duket që nuk ka një ofertë bindëse, patjetër që kanë dashur të përfitojnë nga situata dhe debati i brendshëm në PD.

Unë jam deputete e Tiranës dhe do vijojë të punojë për zonën time, nuk ka rëndësi ku do jem unë, rëndësi ka që për sa kohë që jam në politikë do të jem aktive dhe do të punojë”, tha Tabaku.