Portieri i Gjermanisë, Marc André Ter Stegen foli në konferencën për shtyp para Nations League.
“Portieri i parë? Natyrisht ishte një ndjenjë ndryshe ardhja këtu. Grupi nuk ka ndryshuar shumë, përveç tre ose katër lojtarëve. Unë jam duke pritur për detyrat e reja dhe padyshim unë dua të arrij suksesin që duhet.
Jam i lumtur me të gjitha fjalët e mira që më kanë thënë shokët e skuadrës dhe trajneri.
Manuel Neuer? Kisha përballë dikë me një karrierë vërtet fantastike që arriti të përballonte presionin” – tha ai.