Videoja e një ushtari ukrainas, i cili shfaqet i traumatizuar pasi është torturuar nga forcat ruse ka bërë xhiron e rrjetit.
Yuri Hulchuk, 23-vjeç, ishte goditur në organ gjenital nga torturuesi i njohur si Dr Evil, kur është kapur gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë në vitin 2022, sipas Daily Mail.
Ai vazhdimisht ishte rrahur nga gardianët e burgut, duke e goditur edhe me plumba gome në këmbë, ku si pasojë ka mbetur pothuajse i paralizuar.
Edhe pasi u lirua nga burgu, ai është aq shumë i traumatizuar sa mezi i përgjigjet të ëmës, në momentin që u ribashkua me të pas më shumë se dy viteve qëndrim në burgun rus.
Në videon shihen dyshja duke u përqafuar, ndërsa e ëma i thotë: “Ne të duam, ne vërtetë të duam. Pa ty, nuk kemi jetë. Je dielli, gëzimi, krenaria dhe dashuria jonë”.
Por Hulchuk nuk reagon fare nga torturuat që i janë bërë nga rusët në burg.