Një sulm i armatosur në rrugë i ka marrë jetën drejtoreshës së burgut më të madh të Ekuadorit.
Një punonjës tjetër i të njëjtit burg, i cili udhëtonte me të, mbeti i plagosur nga sulmi në qytetin port të Guayaquilit.
Maria Daniela Icaza ishte drejtoresha e dytë e burgut e vrarë në Ekuador këtë muaj, ku dhuna ndajnë zyrtarëve është rritur ndjeshëm.
Icaza nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, e dha shpirt teksa transportohej për në spital.
Vetëm nëntë ditë më pare, ishte qëlluar për vdekje drejtori i një burgu në provincën e Amazonës Sucumbios, Alex Guevara.
Burgjet e Ekuadorit konsiderohen si ndër më të rrezikshmit në botë dhe shumë prej tyre janë pushtuar nga bandat e drogës.
Këto të fundit arrijnë të drejtojnë biznese fitimprurëse edhe nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Trazirat e vazhdueshme në burgjet e vendit paraqesin një sfidë të vështirë për qeverinë e presidentit Daniel Noboa, pavarësisht se që prej janarit ato janë vendosur nën kontrollin e ushtrisë kur kreu i shtetit shpalli e “konfliktit të armatosur të brendshëm” pas një vale brutale dhune, të shkaktuar nga arratisja e një bosi të krimit.