Tre ministra të kabinetit qeverisës në Ukrainë dhanë sot dorëheqjen, teksa vendi përballet me një nga sulmet më të rënda nga forcat ruse.
Ministri i Industrive Strategjike Alexander Kamyshin, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Ekologjisë Ruslan Strilets paraqitën dorëheqjet e tyre në parlamentin ukrainas, bëri të ditur kryetari Ruslan Stefanchuk.
Edhe kreu i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës, Vitalii Koval, dorëzoi dorëheqjen pas nëntë muajsh në detyrë.
Sipas Stefanchuk, parlamenti i Ukrainës do të shqyrtojë dorëheqjet e zyrtarëve “në një nga seancat e ardhshme plenare”, ndërkohë që arsyet e dorëheqjeve nuk janë specifikuar. Lajmi vjen pas disa muajsh raportimesh për zëvendësimin e mundshëm të disa ministrave ukrainas.