Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në një debat të dytë me Kamala Harris, duke thënë se ajo humbi në përballjen e tyre të martën mbrëma.
“Kur një luftëtar humbet një luftë, fjalët e para që dalin nga goja e tij janë “Dua një revansh”.
“Sondazhet tregojnë qartë se unë fitova debatin kundër Kamala Harris, kandidate e e Partisë Demokratike, të martën mbrëma dhe ajo kërkoi menjëherë një debat të dytë”, shkroi Donald Trump në Truth Social.
Trump përsëriti pretendimin e tij se Harris dhe Joe Biden “shkatërruan vendin tonë”, më pas tha:
“Të gjithë e dinë këtë, dhe të gjitha problemet e tjera që shkaktuan Kamala dhe Joe.
U diskutua në detaje gjatë debatit të parë me Joe dhe të dytë me Harris. Ai nuk u shfaq në debatin e Fox dhe refuzoi të shfaqej në NBC dhe CBS. Kamala duhet të fokusohet në atë që duhet të kishte bërë gjatë periudhës së fundit pothuajse katërvjeçare. Nuk do të ketë debat të tretë!”.
Fushata e Harris ka thënë më parë se do të ishte e gatshme të debatonte përsëri me Trump diku në tetor.
Kandidati i Trump, Jay D. Vance, do të debatojë me kandidatin demokrat Tim Ëalsh më 1 tetor në Nju Jork.
Kamala Harris, në skenë në një tubim në Charlotte, Karolina e Veriut, vazhdoi ta shtyjë Donald Trump të debatojë përsëri, pavarësisht njoftimit të tij se nuk do ta bënte.
“Dy netë më parë, unë dhe Donald Trump patëm debatin tonë të parë dhe mendoj se i detyrohemi votuesve të kemi një debat tjetër, sepse këto zgjedhje dhe ajo që është në rrezik nuk mund të jetë më e rëndësishme”, tha ajo.