Koha është para dhe ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan, Donald Trump, e di shumë mirë këtë.

Miliarderi amerikan po përpiqet të mbushë arkat e tij ose duke shfaqur gruan e tij magjepsëse Melania Trump në eventet e fushatës, ose duke promovuar sende të tilla si orët që mbajnë firmën e tij.

 

Gazeta britanike Daily Mail shkruan se miliarderi amerikan po promovon një linjë të re të orëve të dorës. Nëpërmjet platformës së tij “Truth Social”, Trump po promovon “Trump Watches”, vetëm 40 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Ato do të kushtojnë 499 dollarë secila, megjithëse linja përfshin gjithashtu një orë ari dhe diamanti me vlerë 100,000 dollarë. Ora ‘Trump Victory Tourbillon’ është prej 200 gramësh ari dhe ka 100 diamante të vërtetë.

“Ka shumë diamante. Unë e dua arin. I dua diamantet. Si të gjithë ne”, tha Trump.